Aktualitet

Çmontimi i "Ndraghetës", Italia jep masë sigurie për Artur Hoxhosmanin, u arrestua në Palasë me bosin e Cincos! Trafikuan 6 tonë kokainë me Plaurent Dervishajn dhe Erion Alibejn

Autoritetet italiane kanë zbardhur detaje të reja nga një operacion ndërkombëtar që çoi në goditjen e një grupi të madh që dyshohet se trafikoi 27 milionë euro kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

26 Nëntor 2025, 09:59 Nga M.L
Çmontimi i "Ndraghetës", Italia jep masë sigurie
Artur Hoxhosmani

ITALI- Zbardhen detaje nga operacioni në Itali, në pranga edhe shqiptari Artur Hoxhosmani për trafik droge. Autoritetet italiane kanë zbardhur detaje të reja nga një operacion ndërkombëtar që çoi në goditjen e një grupi të madh që dyshohet se trafikoi 27 milionë euro kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Mes 6 shqiptarëve për të cilët janë lëshuar masa sigurie nga autoritetet italiane, është edhe Artur Hoxhosmani, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton i arrestuar më herët me urdhër të SPAK pas operacioneve kundër grupeve të Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cincos, Ermir Ndreaj.

Operacioni i SPAK që çoi në prangat e Hoxhosmanit u zhvillua në korrik të këtij viti, pas analizimit të komunikimeve nga aplikacioni SkyECC. Ky grup dyshohet se ka trafikuar rreth 6 ton kokainë, me vlerë tregu mbi 411 milionë euro. Artur Hoxhosmani u arrestua në Palasë, së bashku me bosin Ermir Ndreaj dhe vëllain e tij, Klevis Hoxhosmani, ndërsa po relaksoheshin në një skaf.

Për pjesëtarët e tjerë të grupit, Dervishaj dhe Alibej, autoritetet italiane vendosën arrest në burg, duke i bashkuar dosjes së re me atë të “Plumbit të Artë”.

Sipas mediave britanike, emri i Hoxhosmanëve është përmendur edhe në trafikun e drogës në Angli. Klevis Hoxhosmani, vëllai i Arturit, është bërë i njohur aty me nofkën “Ali Baba”, për shkak të rrjetit të madh të bashkëpunëtorëve që duket se kishte në trafikun e drogës, rreth 40 persona./ Dosja.al

artur hoxhosmani

Sondazh

Poll