Sport

“Në Itali s’e donte kush, e sugjerova te një super klub”, Edy Reja flet për Kumbullën

10 Shkurt 2020, 19:41 Nga DOSJA
“Në Itali s’e donte kush, e sugjerova te një super

Edy Reja është njeriu i cili i ka dhënë shtysën mbrojtësit Marash Kumbulla për t’u veshur kuqezi. Madje, ai e ka sugjeruar emrin e tij te Napoli.

Tekniku i kombëtares shqiptare e vlerëson shumë mbrojtësin shtatlartë të Veronës dhe ka rrëfyer se ia ka propozuar skuadrës ku luan tani Elseid Hysaj.

“Te Napoli u thashë që ta merrnin menjëherë. Marashi ka moshën e duhur, fizikun e fortë dhe është një djalosh shumë serioz”, ka deklaruar Reja.

“Dy vite më parë, ai duhet të përfundonte te Juventusi, por disa nga familjarët e tij gjykuan se mund të rritej te Verona. Në Itali nuk e thirri askush, kështu që unë i dhashë mundësinë të vishte fanellën e kombëtares”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kumbulla napoli reja kumbulla napoli reja

Sondazh

Poll