Bota

6 viktima nga ‘Ciara’ në Britani/ Pemë të rrëzuara dhe shtëpi të shkatërruara, ja çfarë la pas stuhia e fuqishme (F

11 Shkurt 2020, 10:13 Nga DOSJA
6 viktima nga ‘Ciara’ në Britani/ Pemë të

BRITANI E MADHE- Një stuhi e fortë e quajtuar ‘Ciara’ që ka goditur Britaninë e madhe u ka marrë jetën 6 personave, ndërsa dëmet materiale në vend janë të mëdha. Viktima e parë ishte një shofer 58-vjeçar që humbi jetën kur një pemë u rrëzua dhe ra sipër makinës së tij, ndërsa një i moshuar 77-vjeçar u rrëzua dhe vdiq pasi koka iu përplas në akull.

Shërbimet e urgjencës raportuan incidente në të gjithë qarkun, pasi stuhia goditi pothuajse të gjithë zonën rreth orës 9:00 të 9 shkurtit.

Ndërkohë si shkak i erërave të forta dhe rrezikut të lartë të përhapjes së stuhisë edhe në vende të tjera të Europës, janë anuluar  fluturimet në Gjermani, Francë, Belgjikë, Hollandë dhe Angli.

Autorietet në Britani por edhe në vende të tjera të Europës, po ndërmarrin masa për sigurinë e qytetarëve të tyre, sepse forca e stuhisë ‘Ciara’ mund të vrasë akoma më shumë njerëz.

 

Nga fotot dhe videot e publikuara në mediat e huaja është parë se një pjesë  e Britanisë së madhe ka pësuar dëme të mëdha, mjaft të frikshme edhe për jetën e banorëve. Ndërkohë institucionet përkatëse u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga banesat e tyre, ose të evakuohen nëse shtëpitë ju kanë pësuar dëme.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 6 viktima ne britani nga stuhia ciara stuhia ciara ne britani 6 viktima ne britani nga stuhia ciara stuhia ciara ne britani

Sondazh

Poll