Bota

Koronavirusi rrit ndjeshëm kostot e ushqimeve në Kinë

11 Shkurt 2020, 08:16 Nga DOSJA
Koronavirusi rrit ndjeshëm kostot e ushqimeve në Kinë

KINË– Inflacioni i çmimeve të konsumit në Kinë arriti në 5.4% në janar, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të vendit. Çmimet u rritën muajin e kaluar me normën e tyre më të shpejtë që nga tetori i 2011, kur Kina po luftonte për të kontrolluar muajt e rritjen e inflacionit.

Ushqimi, i cili përbën gati një të tretën e shpenzimeve nga konsumatorët kinezë, po nxit më shumë rritjen e çmimit të mishit të derrit, i cili është një prej ushqimeve kryesore në dietën kineze.

Perimet janë tashmë 17% më të shtrenjta. Artikujt e tjerë kanë një rritje modeste të çmimeve.

Zyra e statistikave pranoi se koronavirusi ka ndikuar në rritjen e çmimeve. Në një deklaratë, ajo i atribuoi rritjen e shpërthimit dhe festës së Vitit të Ri Lunar, e cila u mbajt në janar këtë vit në Kinë dhe jo në shkurt si vitin që lamë pas.

Në bazë të deklaratave të ekonomistëve, ndikues për rritjen e çmimeve është mënyra se si koronavirusi ka prishur raportet e prodhimit dhe transportit.

Rritja e çmimeve vjen si shkak i mungesës së ushqimeve, sepse frika që koronavirusi mund të zgjasë dhe bllokojë për shumë kohë qytetarët, këta të  fundit kanë blerë në masa të mëdha ushqime që të jenë të sigurt për një kohë të gjatë.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1016 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  42 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën e kaluar, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1016 viktima ne kine koronavirusi në kinë 1016 viktima ne kine koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll