Bota

1016 viktima nga Koronavirusi, mbi 42 mijë të sëmurë, rriten çmimet e ushqimeve në Kinë si shkak i virusit

11 Shkurt 2020, 07:16 Nga DOSJA
1016 viktima nga Koronavirusi, mbi 42 mijë të sëmurë, rriten

KINË– Numri i viktimave nga Koronavirusi ka arritur mbi 1000, shifra alarmante këto që bëjnë të marrin masa urgjente edhe shtetet e tjera nëpër botë.

Sipas mediave të huaja është mësuar se 1016 persona kanë humbur jetën, ndërsa 42 mijë e 500 të tjerë raportohen të infektuar në shkallë globale. Kujtojmë që 1 viktimë është shënuar në Filipine dhe një në Hong Kong, ndërsa 1014 të vdekur janë konfirmuar brenda territorit kinez.

Si shkak i këtyre shifrave të larta të të vdekurve dhe të sëmurëve në Kinë nga Koronavirusi,  vijnë edhe shumë probleme të tjera, si mungesa e pajisjeve, maskave dhe ilaçeve për të sëmurët.

Prej më shumë se tre javësh që Koronavirusi po bën kërdinë në Kinë,  të udhëzuar për të qëndruar më shumë në shtëpi, banorët po përballen edhe me mungesë ushqimesh, sepse të gjithë po furnizohen për një kohë të gjatë dhe dyqanet u raportua nga mediat e huaja, ishin boshatisur.

Ndërsa së fundmi është mësuar se në një treg me fruta dhe perime, por jo vetën, çmimet janë rritur relativisht  shumë.

Për dietën kineze, mishi i derrit është ndër kryesorët, por tashmë çmimi i tij është rritur si shkak i sasisë së limituar nga një sëmundje e derrit. Ai është shtrenjtuar 116% më shumë në krahasim me një vit më parë, ndërsa perimet janë bërë 17% më të shtrenjta.

Burimi:  BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1016 vitkima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine 1016 vitkima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll