Bota

Trump optimist për gjendjen në Kinë: Koronavirusi do të zhduket me rritjen e temperaturave, ekspertët kundërshtojnë Presi

11 Shkurt 2020, 09:41 Nga DOSJA
Trump optimist për gjendjen në Kinë: Koronavirusi do të

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka folur së fundmi për Koronavirusin në Kinë, që ka marrë 1016 jetë njerëzish në Kinë përfshirë një persona në Filipine dhe një në Hong Kong.

Trump ka thënë në një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë se koronavirusi mund të zhduket  gjatë kohës që do rriten temperaturat, pasi edhe pak javë na duhen të lëmë pas dimrin.

Ndërkohë mendimi dhe kjo teori e ngritur nga Presidenti Trump nuk është e vërtetuar ende. Kujtojmë që dy javë më parë Trump përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se temperaturat e larta do ta mundin këtë virus vdekje prurës.

Por mediat e huaja kanë shkruar se ky njoftim i Trump nuk është i vërtetuar saktësisht nga ekspertët.

“Do të ishte pakujdesi që të thuash se gjërat do të normalizohen me ardhjen e pranverës dhe verës” – ka thënë dekani i fakultetit të mjekësisë në Teksas, duke ju referuar Trump.

Ndër të tjera Presidenti amerikan u shpreh nga Shtëpia e Bardhë, se qeveria kineze po bën një punë të shkëlqyeshme për shmangien e virusit vdekjeprurës. Pavarësisht se dita e hënë është shënuar si dita që theu rekord për numrin e viktima në Kinë me 97 të vdekur, Trump vazhdon i qetë se Koronavirusi do të zhduket.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1016 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  42 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën e kaluar, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1016 vitkima nga koronavirusi donald trump koronavirusi në kinë virusi ne kine 1016 vitkima nga koronavirusi donald trump koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll