Bota

Mbi 1 mijë viktima/ Kina largon nga detyra dy zyrtarë të lartë në Hubei

11 Shkurt 2020, 07:59 Nga DOSJA
Mbi 1 mijë viktima/ Kina largon nga detyra dy zyrtarë të

KINË– Kina ka “hequr” ka puna disa zyrtarë të vjetër mbi trajtimin e shpërthimit të koronavirusit,  pasi numri i vdekjeve ka shkuar në  1016, ndërsa të prekur janë konfirmuar mbi 42 mijë.

Përfshirë në grupin e personave të larguar nga puna ishte edhe sekretari i partisë për Komisionin e Shëndetit Hubei dhe kreu i komisionit.

Ata janë zyrtarët më të vjetër që u larguan nga puna deri më tani. Zëvendësdrejtori lokal i Kryqit të Kuq u largua gjithashtu për “shfrytëzim detyre” dhe për “fshehjen e parave dhe ilaçeve të dhuruara”. Të dy zyrtarët e partisë Hubei do të zëvendësohen nga një figurë kombëtare, Ëang Hesheng, zëvendësdrejtor i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës.

Ditën e djeshme rreth 103 persona vdiqën vetëm në provincën Hubei, një rekord ditor, ndërsa numri i të vdekurve në rang kombëtar tani është 1.016. Por numri i infeksioneve të reja në shkallë vendi ishte zvogëluar gati 20% nga një ditë më parë, nga 3.062 në 2.478. Komisioni shëndetësor i Hubei konfirmoi të hënën 2.097 raste të reja në provincë, nga 2,618 një ditë më parë. Por pavarësisht largimit nga puna të këtyre zyrtarëve nuk do të thotë se ata janë larguar përgjithmonë nga puna.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1016 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  42 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën e kaluar, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1016 vitkima nga koronavirusi hiqenn nga puna dy zyrtare koronavirusi në kinë virusi ne kine 1016 vitkima nga koronavirusi hiqenn nga puna dy zyrtare koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll