Bota

Del jashtë kontrollit situata në Kinë, OBSH dërgon një grup ekspertësh për Koronavirusin

11 Shkurt 2020, 07:41 Nga DOSJA
Del jashtë kontrollit situata në Kinë, OBSH dërgon një

KINË– Shifrat e viktimave janë alarmante në Kinë pasi numri i të vdekurve ka shkuar në 1016 ndërsa të prekur janë mbi 42 mijë në shkallë globale. Për këtë shkak Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje komunitetit nërkombëtar të marrë masa që situata e vështirë nga virusi të mos dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë sipas  OBSH, një ekip ekspertësh kanë njoftuar se ditën e djeshme kanë mbërritur në Kinë, në mënyrë që t’i vijnë në ndihmë qeverisë kineze në konrtollin e koronavirusit.

Ky ekip ekspertësh përbëhet nga 10 deri në 15 persona, ndërsa ndër të tjera drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se kjo lëvizje u ndërmorr që situata në Kinë të ketë një përmirësim më të shpejtë.

Sipas psotimit që drejtori i OBSH-së ka bërë në rrjetet sociale, ka deklaruar se ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë në Kinë do të “udhëheqit nga Dr.Bruce Aylward, veteran i emergjencave të kaluara të shëndetit publik”.

Mesa duket edhe për OBSH, Koronavirusi është një sfidë shumë e madhe sepse krahasuar me ‘SARS’, ky virus vdekjeprurës ka marrë në rreth 3 javë mbi një mijë jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 42 mijë të tjerë. Ndër të tjera OBSH ka njoftuar se  do të mbahet edhe një takim të enjten e kësaj jave, për çështjen e virusit në Kinë por edhe në botë tashmë.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1016 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  42 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën e kaluar, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1016 vitkima nga koronavirusi koronavirusi në kinë obsh 1016 vitkima nga koronavirusi koronavirusi në kinë obsh

Sondazh

Poll