Jetonte i armatosur prej vitesh! E shkuara e errët e “Julit të Pashakos”, objektiv i atentatit në Lushnje: I mbijetoi sulmit me thikë nga “Arti i Braçes” në 2016, lidhja e tij me botën e krimit
Sakaq nga të shtënat ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet të merret në pyetje nga hetuesit për të ndihmuar në zbardhjen e motivit të sulmit.
LUSHNJE- Një atentat me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Lushnjë, ku ka mbetur i plagosur në këmbë 45-vjeçari Julian Sula, i njohur me nofkën “Juli i Pashakos”. Mësohet se Sula zotëron një lokal dhe një lavazh në qendër të qytetit ku edhe iu tentativa për eleminim.
Sakaq nga të shtënat ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet të merret në pyetje nga hetuesit për të ndihmuar në zbardhjen e motivit të sulmit.
Ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit të spitalit të qytetit, ku tre persona të paidentifikuar qëlluan nga një automjet tip “Nissan” me targa greke drejt makinës me të cilën udhëtonte Sula. Autorët dyshohet se u përpoqën të iknin pas sulmit me breshëri plumbash, ndërsa automjeti i tyre u gjet i djegur më vonë në fshatin Lifaj. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon hetimet për kapjen e autorëve.
Julian Sula nuk është një emër i panjohur për organet e rendit. Në qershor të vitit 2016 ai u plagos rëndë në një pikë bastesh pas ndeshjes Shqipëri–Zvicër, në një sulm të dyshuar nga Arjan Aliço, i njohur ndryshe edhe si “Arti i Braçes” dhe i lidhur me herët me grupin e Aldo Bares.
Sakaq në tetor të 2016-ës, Sula ishte një ndër personat e shoqëruar nga policia lidhur me ekzekutimin e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por u la i lirë për mungesë provash.
Më pas, në tetor të vitit 2016, emri i Sulas u përfol sërish pas ekzekutimit të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, të njohur si miq të nipit të Aldo Bares, Laert Haxhiut. Ai u vetëdorëzua në polici dhe u shoqërua për verifikime, por u lirua për mungesë provash.
Raportohet se pas plagosjes së rëndë që pësoi më parë, Sula lëvizte i armatosur, ndërsa efektivët e policisë ishin në dijeni për këtë dhe ai mbante armën për t’u mbrojtur nga një atentat i mundshëm i dytë.
Në vitin 2019, policia kryente kontrolle në banesën e tij pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, por Sula nuk u gjet në vendngjarje. Ai u përmend në media si person nën verifikim për lidhje të mundshme me Redjan Rrajën, i arrestuar atëkohë për dyshimet mbi përfshirjen në sulmin ndaj prokurorit./ Dosja.al
Sondazh
Dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit ndaj Julian Sulos! Brenda makinës së djegur në fshatin Lifaj gjenden armë, mjeti tip 'Nissan' kishte targa greke
Makina e djegur LUSHNJE- Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë automjetin tip “Nissan” me targa greke, i dyshuar si përdorur ng...
Objektiv i atenatit në Lushnje! Julian Sula i plagosur në këmbë, shoqërohet në komisariat për të dhënë sqarime
Julian Sula LUSHNJE- Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”, 45 vjeç, u bë objekt i një atentati paraditen e së ...
Serbët hyjnë në tregun mediatik shqiptar, themelohet Arena Channel Albania
Arena Channels TIRANË- Arena Channels, një grup mediatik në pronësi të Telekom Srbija, ka vendosur të hyjë në tregu...
Armiku i Aldo Bares objektivi i atentatit në Lushnje! Kush është Julian Sula (Juli i Pashakos), autorët derdhën breshëri plumbash ndaj mjetit të tij në lëvizje
Julian Sula LUSHNJE- Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”, është shënjestra e atentatit të sotëm në Lushnje...
Akuza për fshehjen e pasurisë/ Gjykata e Strasburgut: Shkarkimi i gjykatësit Shkëlzen Selimi i padrejtë
Shkëlzen Selimi Gjykata e Strasburgut ka vendosur se shkarkimi i ish-gjykatësit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Seli...
Atentati në Lushnje! Policia NJOFTIM ZYRTAR: Julian Sula u plagos nga të shtënat në këmbë
Foto ilustruese LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka reaguar për atentatin që ndodhi paraditen e sotme ndaj Julian Sulos, i njohur si “...
Atentati në Lushnjë! Tre personat qëlluan me armë nga një makinë drejt autmojetit ku ishte Julian Sula
LUSHNJE- Mëngjesin e sotëm, rreth kryqëzimit të spitalit të qytetit, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri dr...
Atentati në Lushnjë, dalin pamjet nga vendngjarja, Policia rrethon gëzhojat në tokë
Pamjet LUSHNJE- Pamjet e mëposhtme janë nga vendi ku ndodhi atentati mëngjesin e sotëm në Lushnje. Siç shihet dhe n&eu...
Atentati në Lushnje, gjendet e djegur makina e autorëve në fshatin Lifaj
Automjeti i djegur në Lifaj LUSHNJE- Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri gjatë mëngjesit të sotëm në...
Të shtënat me armë zjarri në Lushnje! DETAJE: Dyshohet për atentat, tre persona hapin zjarr ndaj një automjeti në lëvizje...
LUSHNJE- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e regjistruar paraditen e sotme në Lushnjë, ku persona të paidentifikuar qëll...
