Aktualitet

Objektiv i atenatit në Lushnje! Julian Sula i plagosur në këmbë, shoqërohet në komisariat për të dhënë sqarime

Sipas informacioneve paraprake, autorët ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga një automjet tip Nissan në lëvizje drejt makinës ku ndodhej Sula. Pak më vonë, automjeti i autorëve u gjet i djegur në afërsi të fshatit Lifaj dhe kishte targa greke.

25 Nëntor 2025, 11:46 Nga M.L
Objektiv i atenatit në Lushnje! Julian Sula i plagosur në
Julian Sula

LUSHNJE- Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos”, 45 vjeç, u bë objekt i një atentati paraditen e së martës, më 25 nëntor, në Lushnje. Burime bëjnë me dije se Sula mbeti i plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai është shoqëruar nga policia për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, autorët ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga një automjet tip Nissan në lëvizje drejt makinës ku ndodhej Sula. Pak më vonë, automjeti i autorëve u gjet i djegur në afërsi të fshatit Lifaj dhe kishte targa greke.

Julian Sula nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka precedent penal dhe ka qenë i përfshirë si i dyshuar në disa ngjarje kriminale të dhunshme në Lushnje, përfshirë atentate dhe sulme fizike, por nuk ka qenë i dënuar për ngjarjet ku dyshohej për përfshirje. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka rrethuar zonën për të kryer hetimet e plota dhe për identifikimin e autorëve.

julian sula juli i pashakos

Sondazh

Poll