”Makina të blinduara që kushtojnë nga 200 mijë euro”/ Gazetari Koka nxjerr shifrën: 420 persona duhet të deklarojnë p
11 Shkurt 2020, 06:17Nga DOSJA
Tiranë– Në disa qytete policia ka kryer kontrolle për makinat luksoze si dhe për ato të blinduarat. Sipas policisë, fokusi janë mjetet e blinduara dhe kapja e personave në kërkim. Numri i mjeteve të sekuestruara ka arritur në dhjetëra, ku nuk kanë munguar dhe makina të blinduara.
Gazetari Spartak Koka ka dhënë detaje për këtë operacion në emisionin Opinion.
“Në fazë verifikimi janë gati 18 makina të blinduara. Në total janë 140 makina luksoze që po verifikohen. Këta që i kanë këto makina janë personazhe të njohur të botës së krimit. Kleçka që po përdoret nga ana e tyre është mbajtja e makinave në emër të kompanive është një kompani që sjell makina të blinduara, i regjistron në emrin e vetë dhe këta që nënshkruajnë kontrata fiktive për marrjen e makinave. Një makinë e tillë mund të shkojë deri në 200 mijë euro”, tha gazetari i aktualitetit.
Tirana ka shumë emra të evidentuar të krimit tha gazetari Koka, sa i përket vijimit të Operacionit Forca e Ligjit. Ai thotë se lista e OFL do të zgjerohet dhe në nivelin paraprak janë rreth 420 persona që do të justifikojnë pasurinë e tyre.
“Lista e Tiranës do dalë nga java tjetër. Tani OFL po shkon drejt Vlorës dhe Fierit. Është një operacion që do vijojë dhe në ditët e ardhshme. Do ketë lajme të shumta…”, tha gazetari.Deri tani policia ka referuar në SPAK 8 emra të njohur të botës së krimit që Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë. Disa prej emrave janë: Lul Berisha, Ardian Çapja, Arben Isufaj, ( Ben Qimja), Sajmir Taullau.
TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ministria e Financave ranë dakord për një kredi me vlerë 50 milionë euro që do të përdoret për ndërt...
TIRANË– Analisti Fatos Lubonja e shikon si kulmin e një padrejtësie të madhe e hipokrizi atë që po ndodh me OFL. Në “Real Story” në Neës24, Lubonja k...
DURRËS– Një person i identifikuar si Rexhep Tereziu ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person që iu fut në banesë për ta vjedhur. Sipas i...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, të drejtuar nga Sandër Lleshaj, Plarent Ndreca është zyrtari i parë i qeverisë që flet për rast...
TIRANË- Ish-prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës Shkëlqim Hajdari ka folur për incidentin e rëndë të Vladimir Gjutës, i cili u kap me armë zjarri m...
TIRANË- Gazetari Muhamed Veliu ka rrëfyer një nga rastet kur ai si gazetar ka përjetuar cënimin e sigurisë së një zyrtari të lartë, marrë shkas nga ngjarja...