Aktualitet

Moti i keq/ 80 hektarë tokë bujqësore mbeten nën ujë në Fierit, 11 banesa të përmbytura në Novoselë

Ndonëse prej dy ditësh uji është tërhequr, tokat përreth mbeten ende me prezencë uji dhe shumë baltë.

24 Nëntor 2025, 15:33 Nga E.d
Moti i keq/ 80 hektarë tokë bujqësore mbeten nën ujë
Foto ilustruse

VLORË- Moti i keq i alternuar me rreshje të dendura shiu ka bërë që banesat e 11 familjeve të komunitetit rom të përmbyten në Novoselë. Në fshatin Fitore janë regjistruar tre përmbytje. Ndonëse prej dy ditësh uji është tërhequr, tokat përreth mbeten ende me prezencë uji dhe shumë baltë.

Edhe në Fier, paraqitet e njëjta problematikë, ku në Çerven rreth 80 hektarë tokë bujqësore kanë prezence të ujit. Kjo situatë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme buqësore, pasi të gjitha kulturat bujqësore grurë, lakër, presh, jonxhë dhe spinaq janë përmbytur./Dosja.al

fier tokë bujqësore novoselë

Sondazh

Poll