Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë–Milot, makina bie në kanal dhe lëndohen dy persona

Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit të Lezhës, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

24 Nëntor 2025, 14:06 Nga E.d
Aksident në aksin Lezhë–Milot, makina bie në kanal dhe
Foto ilustruse

LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë–Milot, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra nga automjetet ka përfunduar në një kanal afër zonës.

Sipas burimeve paraprake mësohet se dy drejtuesit e automjeteve janë plagosur. Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit të Lezhës, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit./Dosja.al

 

lezhë–milot kanal aksident

Sondazh

Poll