Aktualitet

Forcat RENEA zbarkojnë në Orosh! Dy persona të armatosur refuzojnë të vetëdorëzohen, fshihen nga blutë prej 1 muaji në një shtëpi, njëri prej tyre nipi i pronarit të banesës (EMRI)

24 Nëntor 2025, 14:44 Nga DOSJA
Forcat RENEA zbarkojnë në Orosh! Dy persona të armatosur
Foto ilustruese

SHKODRA- Forca të shumta të RENEA-s kanë mbërritur në fshatin Orosh në Pukë, pas urdhrit për të ndihmuar policinë e Shkodrës në një operacion të koduar që ka nisur që prej mëngjesit. Policia ka rrethuar një banesë të pabanuar, ku dyshohet se janë fshehur dy persona të armatosur, të cilët sipas burimeve qëndrojnë aty prej më shumë se një muaji.

Banesa në fjalë rezulton në pronësi të Mehill Jakut, ndërsa njëri nga të dyshuarit është nipi i tij.

Deri më tani identiteti i plotë i të dyshuarve nuk është bërë i ditur, ndërsa autoritetet kanë kryer disa thirrje publike për dorëzim. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë reagim nga objektivat. Forcat e RENEA-s vazhdojnë të qëndrojnë në vendngjarje.

Sondazh

Poll