Aktualitet

Çfarë po ndodh në Vlorë? Telefonata anonime për të shtëna ALARMON policinë, ngrihen disa pika kontrolli në zonën e Plazhit të Vjetër

Bëhet me dije se pas telefonatës, janë ngritur disa pika kontrolli në zonën e Plazhit të Vjetër

24 Nëntor 2025, 14:15 Nga E. D
Çfarë po ndodh në Vlorë? Telefonata anonime për
foto ilustruese

VLORË- Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Vlorës, ku dyshohet për të shtëna me armë zjarri. Bëhet me dije se pas telefonatës, janë ngritur disa pika kontrolli në zonën e Plazhit të Vjetër

Sipas raportimeve, dyshohet se një person është qëlluar me armë zjarri në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur apo viktima, ndërsa hetimet vijojnë./Dosja.al

vlore policia

Sondazh

Poll