Aktualitet

Sulmoi barbarisht ish-bashkëshorten me sëpatë dhe u arratis me makinë! Arrestohet pas 5 orësh kërkime autori në Kosovë, ja si paraqitet gjendja e gruas

Sipas Drejtorit të Qendrës Emergjente të Kosovës, Naser Syla, gjendja e gruas është e qëndrueshme dhe ajo po trajtohet në institucionin shëndetësor.

24 Nëntor 2025, 13:51 Nga M.L
Sulmoi barbarisht ish-bashkëshorten me sëpatë dhe u arratis me
Foto ilustruese

KOSOVA- Një grua në Lipjan ka mbetur viktimë e një sulmi me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur më 24 nëntor rreth orës 09:00 në fshatin Gadime e Ulët, edhe pse ndaj të dyshuarit K.E. kishte urdhër mbrojtës në fuqi. Sipas Drejtorit të Qendrës Emergjente të Kosovës, Naser Syla, gjendja e gruas është e qëndrueshme dhe ajo po trajtohet në institucionin shëndetësor.

Ngjarja u raportua fillimisht nga vëllai i viktimës, i cili deklaroi se motra e tij, me inicialet S.A., ishte goditur rëndë në banesën e saj nga ish-bashkëshorti.

Pas sulmit, i dyshuari u largua me një makinë Renault të kuq, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij. Njësitë e rendit dhe ato emergjente po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit./ Dosja.al

lipjan

Sondazh

Poll