Aktualitet

"Katastrofë si kjo nuk ka bërë vaki", Çarja e argjinaturës përmbyt sallat e bagëtive në Sarandë! Bariu: Mu mbytën 40 krerë, nuk kisha mundësi të shpëtoja asnjë

Mbi 700 krerë bagëti të imta raportohen të mbytura, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për familjet që jetojnë prej dekadash me blegtorinë.

23 Nëntor 2025, 20:39 Nga M.L
"Katastrofë si kjo nuk ka bërë vaki", Çarja e
Shkëlqim Çaushaj

SARANDË- Rreshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të rënduar në zonën e Çukës, ku çarja e argjinaturës ka sjellë përmbytjen e stallave të barinjve dhe humbje masive të bagëtive. Mbi 700 krerë bagëti të imta raportohen të mbytura, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për familjet që jetojnë prej dekadash me blegtorinë.

Ndër më të prekurit është bariu Shkëlqim Çaushaj, i cili ka humbur rreth 40 krerë. Ai ka gjetur stallën plotësisht nën ujë dhe nuk ka pasur mundësi të shpëtojë bagëtitë, pasi niveli i ujit është rritur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

“Katastrofë si kjo nuk ka bërë vaki. Kemi nja 30 vjet që rrimë këtu. Nuk na ka ndodhur ndonjëherë të çahej argjinatura në këtë mënyrë. Më janë mbytur nja 40 krerë. Kur erdhëm në stallë ishte plot me ujë dhe nuk kishim mundësi të shpëtonim asnjë. O burra ikëm dhe ne se mos na merrte uji. Nuk dimë se çfarë do bëjmë. Po na ndihmoi shteti faleminderit,” tha Shkëlqim Çaushaj./ Dosja.al

shkëlqim Çaushaj çukë permbytje ne sarande

Sondazh

Poll