Aktualitet

Babai ekzekutoi kunatin 20 vite më parë, i biri vrau me plumb në kokë ish-efektivin e "Shqiponjave" para një viti! Familja e Azgan Mërnicës sërish në 'telashe' me drejtësinë

I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap në një lokal të zonës teksa me vete iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.

23 Nëntor 2025, 16:05 Nga M.L
Babai ekzekutoi kunatin 20 vite më parë, i biri vrau me plumb në
Azgan Mernica, foto ilustruese

FIER- Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit teksa lëvizte i armatosur në fshatin Fermë Çlirim. I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap në një lokal të zonës teksa me vete iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.

Petrit Mërnica nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ka qëndruar më parë 20 vite në burg për vrasjen e kunatit të tij. Ai është babai i Azgan  Mërnicës, i cili është përfshirë në një krim që tronditi vendin më 13 maj 2024, pasi vrau me plumb në kokë efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj, në fshatin Baltëz të Fierit. 

Hetimet zbuluan se konflikti nisi pas një manovre me makinë, Azgani po drejtonte me shpejtësi dhe Cenalia i tërhoqi vëmendjen për sjelljen e rrezikshme në rrugë. Sipas Prokurorisë së Fierit, Mërnica ka ndaluar makinën, ka dalë me çantën ku mbante armën dhe është afruar te polici, që ishte ende brenda mjetit, ku më pas ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 

Ngjarja është regjistruar edhe nga një kamerë sigurie në rrugë, e cila ka filmuar momentin ku Azgan del nga makina dhe qëllon efektivin. Pas vrasjes, Azgan u arratis për rreth 48 orë, por më pas u vetëdorëzua pas negociatave me familjarët dhe forcat e rendit. 

Sipas akuzës së prokurorisë, përveç vrasjes së efektivit ‘Shqiponja’, ai akuzohet edhe për “armëmbajtje pa leje” dhe “drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”. Në korrik 2025, prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Pathway”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathway”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit teksa lëvizte i armatosur në fshatin Fermë Çlirim. I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap në një lokal të zonës teksa me vete iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.

Petrit Mërnica nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka bërë më parë  20 vite burg për vrasjen e kunatit të tij. Madje familja Mërnica është e njohur për drejtësinë pasi po ashtu ai është babai i Azgan Mërnicës, i cili në vitin 2024 qëlloi për vdekje me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Novruz Canaliaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

policia e fierit petrit mërnica

Sondazh

Poll