Aktualitet

VIDEOLAJM/ Aksidenti në aksin Lushnje-Rrogozhinë! MOMENTI kur 'Ford'-i përfshihet nga flakët menjëherë pas përplasjes, pasagjerët dalin të tmerruar nga automjeti

Në pamje shihet qartë se si një automjet, pasi përplaset nga pas me makinën që kishte përpara, përfshihet menjëherë nga flakët.

23 Nëntor 2025, 15:13 Nga M.L
VIDEOLAJM/ Aksidenti në aksin Lushnje-Rrogozhinë! MOMENTI kur
Pamje nga kamerat

LUSHNJE- Në rrjetet sociale janë publikuar video të reja që tregojnë momentet dramatike të aksidentit të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lushnje–Rrogozhinë. Në pamje shihet qartë se si një automjet, pasi përplaset nga pas me makinën që kishte përpara, përfshihet menjëherë nga flakët.

Shërbimi zjarrfikës bën me dije se zjarri dyshohet të ketë nisur nga një shkëndijë në baterinë e automjetit tip Ford. Shkëndija më pas ka shkaktuar çarjen e tubacioneve të gazit, duke favorizuar shpërthimin e flakëve dhe përhapjen e shpejtë të zjarrit./ Dosja.al

aksident ne aksin lushnje-rrogozhine

Sondazh

Poll