Aktualitet

"Mund edhe të kishin ndërruar jetë", U helmuan e grabitën nga dhëndri në Librazhd! Flet e moshuara pas daljes nga spitali: Sa mora pensionin, më tha pije këtë…

Në një prononcim për Top Channel, e moshuara tregon se dhëndri hodhi ilacin në limonatë, duke përfituar nga fakti që ata kishin marrë pensionin.

23 Nëntor 2025, 20:22 Nga M.L
"Mund edhe të kishin ndërruar jetë", U helmuan e
Merushe Bitroshi

LIBRAZHDÇifti i moshuar nga Librazhdi është kthyer në banesë pas tre ditësh të shtruar në spital, pasi u helmua rëndë me valium nga dhëndri i tyre. Ngjarja e rëndë ka lënë ende të pamundur për t’u ngritur nga shtrati Muharrem Bitroshin, ndërsa bashkëshortja e tij, Merushja, tashmë në gjendje më të stabilizuar. Në një prononcim për Top Channel, e moshuara tregon se dhëndri hodhi ilacin në limonatë, duke përfituar nga fakti që ata kishin marrë pensionin.

Djali i shtëpisë, Jetmir Bitroshi, së bashku me bashkëshorten e tij, u kthyen atë ditë nga Greqia dhe gjetën prindërit në gjendje kritike, duke shpëtuar situatën falë mbërritjes së tyre të rastësishme.

“Vajta mora pensionin, mora tre muaj njëherësh. Erdhi dhëndri, kaq mbaj mend, pije këtë më tha mua. Kur shkova në spital unë lek hiç, lekët mi kishin marrë“ shprehet Merushe Bitroshi.

“I gjetëm shtrirë, erdhi ambulanca i çoi në Tiranë. Po të mos kishim ardhur, mund edhe të kishin ndërruar jetë”, tha Jetmir Bitroshi.

Policia ka arrestuar 36-vjeçarin Ismail Kllogjeri, i cili akuzohet se u dha të moshuarve një dozë të madhe valiumi, shkaktoi intoksikimin e tyre dhe më pas u grabiti pensionin. Sipas familjarëve, kjo nuk është hera e parë që Kllogjeri ka krijuar probleme në familje për shkak të sjelljeve të dhunshme./ Dosja.al

merushe bitroshi jetmir bitroshi

Sondazh

Poll