BERZH financon rrugën e bregdetit nga Shëngjini në Velipojë dhe dy segmente të tjera
10 Shkurt 2020, 21:28Nga DOSJA
TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ministria e Financave ranë dakord për një kredi me vlerë 50 milionë euro që do të përdoret për ndërtimin apo përmirësimin e tre segmenteve rrugore me gjatësi të përgjithshme prej 70 kilometrash, bëri të ditur BERZh në një njoftim për shtyp.
Segmenti i parë që pritet të ndërtohet është 13 kilometra i gjatë dhe pritet të lidhë qytetin e Shëngjinit me vendin e quajtur Bregu i Rrjollit pranë Velipojës, me gjurmë përgjatë Malit të Rencit, një zonë bregdetare shkëmbore në Shqipërinë e veriut. Projekti pritet të ndihmojë zhvillimin e turizmit në zonë si dhe të shkurtojë distancën nga Tirana për në Velipojë në krahasim me rrugën aktuale që kalon nga Shkodra.
Segmenti i dytë i financuar nga kredia pritet të përmirësojë segmentin rrugor Vlorë-Orikum, me gjatësi 10.6 kilometra dhe përfshin krijimin e një korsie këmbësorësh dhe biçikletash mbi rrugën ekzistuese.
Këto dy segmente sëbashku pritet të kushtojnë 40 milionë dollarë.
Segmenti i tretë synon të lidhë fshatin Zgosht pranë Librazhdit me segmentin rrugor Tiranë-Dibër, duke përshkruar zonat malore të Shqipërisë lindore. Ky segment pritet të jetë 47 kilometra i gjatë. Ky është segmenti për të cilin BERZH ka angazhuar 10 milionë dollarë kredi.
TIRANË– Analisti Fatos Lubonja e shikon si kulmin e një padrejtësie të madhe e hipokrizi atë që po ndodh me OFL. Në “Real Story” në Neës24, Lubonja k...
DURRËS– Një person i identifikuar si Rexhep Tereziu ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person që iu fut në banesë për ta vjedhur. Sipas i...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, të drejtuar nga Sandër Lleshaj, Plarent Ndreca është zyrtari i parë i qeverisë që flet për rast...
TIRANË- Ish-prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës Shkëlqim Hajdari ka folur për incidentin e rëndë të Vladimir Gjutës, i cili u kap me armë zjarri m...
TIRANË- Gazetari Muhamed Veliu ka rrëfyer një nga rastet kur ai si gazetar ka përjetuar cënimin e sigurisë së një zyrtari të lartë, marrë shkas nga ngjarja...