Grabitje me armë në Durrës, hajduti pikaset nga pronari dhe e plagos në këmbë (Emri)
10 Shkurt 2020, 19:51Nga DOSJA
DURRËS– Një person i identifikuar si Rexhep Tereziu ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person që iu fut në banesë për ta vjedhur. Sipas informacionit zyrtarit, 42-vjeçari e ka pikasur hajdutin në momentin që iu fut në banesë në orën 20:30 në zonën e plazhit në Durrës.
Hajduti në momentin që është pikasur nga të zotët e banesës, ka qëlluar me armë drejt Tereziut duke e plagosur atë në këmbë. Më pas, hajduti dhe autori i plagosjes është larguar nga shtëpia, pa pasur mundësi të realizojë vjehdjen që kishte planifikuar.
42-vjeçari i plagosur është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, policia ka ngritur një grup hetimor dhe është vënë në ndjekje të autorit, për ta vënë atë në pranga.
Deklarata e policisë:
Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T. Në tentativë për të vjedhur por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorit.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, të drejtuar nga Sandër Lleshaj, Plarent Ndreca është zyrtari i parë i qeverisë që flet për rast...
TIRANË- Ish-prokurori i Prokurorisë së Apelit të Tiranës Shkëlqim Hajdari ka folur për incidentin e rëndë të Vladimir Gjutës, i cili u kap me armë zjarri m...
TIRANË- Gazetari Muhamed Veliu ka rrëfyer një nga rastet kur ai si gazetar ka përjetuar cënimin e sigurisë së një zyrtari të lartë, marrë shkas nga ngjarja...
TIRANË– Fatbardh Rexha, vëllai i Mentorit, i cili u vra në burgun francez tha se nuk e beson që vëllai i tij të ketë vrarë veten. Në një lidhje Skype...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se çfarë ndodh brenda mureve të burgut ku ndodhet Gramoz Rexhepi, i akuzuari kryesor për pengmarrjen e Jani ...