Politike

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, GJL rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Meta i ishte drejtuar kësaj gjykate për heqjen e masës së sigurisë, teksa pas hedhjes së shortit të trupës gjykuese, kishte bërë një kërkesë tjetër për largimin e Pandës.

22 Nëntor 2025, 10:31 Nga E. D
Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, GJL rrëzon
Ilir Meta

TIRANË- Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda. Meta i ishte drejtuar kësaj gjykate për heqjen e masës së sigurisë, teksa pas hedhjes së shortit të trupës gjykuese, kishte bërë një kërkesë tjetër për largimin e Pandës.

“Rrëzimin e kërkesës nr. 5730 Prot., datë 20.11.2025, të paraqitur nga kërkuesi Ilir Metaj, për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007- 00676-00-2025 akti, datë regjistrimi 03.11.2025. Ky vendim t’i njoftohet kërkuesit Ilir Metaj dhe gjyqtarit Ilir Panda. Ky vendim është i formës së prerë”, thuhet në njoftim.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll