Politike

Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku del nga gjykata, asnjë reagim për mediat

Balluku gjithashtu ka përforcuar ekipin e saj ligjor për tu mbrojtur. Krahas motrës së saj, Pamela Qirko, ekipit të saj iu është shtuar edhe Ardian Kalia, i cili më herët ka ushtruar detyrën e gjyqtarit.

22 Nëntor 2025, 09:42 Nga E. D
Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku del nga gjykata, asnjë reagim
Belinda Balluku

TIRANË- Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, tashmë e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka dalë nga ambientet e gjykatës, ku u paraqit për verifikimin e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj.

Belinda Balluku mbërriti rreth orës 08:50 dhe doli pas më shumë se gjysmë ore brenda ambienteve të GJKKO-së, rreth orës 09:40. Balluku gjithashtu ka përforcuar ekipin e saj ligjor për tu mbrojtur. Krahas motrës së saj, Pamela Qirko, ekipit të saj iu është shtuar edhe Ardian Kalia, i cili më herët ka ushtruar detyrën e gjyqtarit.


Në GJKKO janë paraqitur edhe kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli. Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy vartësit e Ballukut. Ndërsa për zv.kryeministres, gjykata vendosi ndalim daljeje jashtë vendit si dhe pezullim nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll