Politike

U pezullua nga detyra, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO

Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy vartësit e Ballukut. Ndërsa për zv.kryeministres, gjykata vendosi ndalim daljeje jashtë vendit si dhe pezullim nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

22 Nëntor 2025, 08:54 Nga E. D
U pezullua nga detyra, Belinda Balluku mbërrin në GJKKO
Belinda Balluku

TIRANË- Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, tashmë e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka mbërritur në ambientet e gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë të caktuara ndaj saj. Pak më herët, në gjykatë u paraqit edhe motra e saj avokate, Pamela Qirko. Në GJKKO janë paraqitur dhe kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy vartësit e Ballukut. Ndërsa për zv.kryeministres, gjykata vendosi ndalim daljeje jashtë vendit si dhe pezullim nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al

belinda balluku gjkko pamela qirko gentian gjyli erald elezi

Sondazh

Poll