Politike

Dosja me tenderin e Llogarasë, shtyhet për 2 orë seanca në GJKKO për Ballukun dhe vartësit

Në GJKKO janë paraqitur edhe kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli. Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy vartësit e Ballukut. Ndërsa për zv.kryeministres, gjykata vendosi ndalim daljeje jashtë vendit si dhe pezullim nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

22 Nëntor 2025, 09:50 Nga E. D
Dosja me tenderin e Llogarasë, shtyhet për 2 orë seanca në
Belinda Balluku

TIRANË- Seanca në GJKKO për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj është shtyrë me dy orë. Mësohet se seanca është shtyrë, pasi mbrojtja ka kërkuar kohë që të njihet me aktet. Balluku ka dalë nga GJKKO pas më pak se një ore qëndrimi brenda në sallë dhe nuk ka bërë asnjë reagim për mediat. Gjithashtu Balluku ka përforcuar ekipin e saj ligjor për tu mbrojtur. Krahas motrës së saj, Pamela Qirko, ekipit të saj iu është shtuar edhe Ardian Kalia, i cili më herët ka ushtruar detyrën e gjyqtarit.

Në GJKKO janë paraqitur edhe kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli. Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy vartësit e Ballukut. Ndërsa për zv.kryeministres, gjykata vendosi ndalim daljeje jashtë vendit si dhe pezullim nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll