Politike

Kush do ta zëvendësojë Ballukun? Rama: Pezullimin ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, aktualisht jemi pa zv/kryeministre

Rama theksoi se pezullimin do ta përcjellin në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe shtoi se më pas Gjykata Kushtetuese do të duhet të thotë cila është qëndrimi i saj.

21 Nëntor 2025, 12:50 Nga E. D
Kush do ta zëvendësojë Ballukun? Rama: Pezullimin ne do ta
Edi Rama 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Marta Kos u pyet nga gazetarët se kush do ta zëvendësojë Belinda Ballukun. Në përgjigje, Rama theksoi se pezullimin do ta përcjellin në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe shtoi se më pas Gjykata Kushtetuese do të duhet të thotë cila është qëndrimi i saj. Në fund kryeministri tha se për momentin qeveria e Shqipërisë nuk ka zv.kryeministër. 

“Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv dhe Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon. Kaq," tha Rama./Dosja.al

edi rama 

Sondazh

Poll