Politike

Si e lexoni raportin e OSBE/ODIHR? Marta Kos: Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme

Duke folur në konferencë për shtyp, në kuadër të Samiti 'Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’, Kos theksoi është mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe BE-në.

21 Nëntor 2025, 12:41 Nga E. D
Si e lexoni raportin e OSBE/ODIHR? Marta Kos: Zgjedhjet kanë qenë
Marta Kos

TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme. Duke folur në konferencë për shtyp, në kuadër të Samiti 'Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’, Kos theksoi është mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe BE-në.

Pyetje: Raporti i OSBE/ODIHR dhe raporti i KE evidentuan se zgjedhjet e 11 majit ishin një garë e pabarabartë, ku u keqpërdorën burimet shtetërore, pati intimidim ndaj votuesve, ndikim nga rrjeti i patronazhistëve dhe përfshirje madje edhe nga bandat kriminale. Në gjykimin tuaj si e lexoni këtë raport, ishin zgjedhjet e 11 majit një standard i plotësuar për integrimin? A ishin ato në standardet e BE?

Marta Kos: Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe për BE-në./Dosja.al

marta kos edi rama

Sondazh

Poll