Politike

"Sot kemi mbyllur një takim të frytshëm"/ Rama: Plani i rritjes një urë e sigurtë drejt BE-së

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, pas mbajtjes së Samitit për Planin e Rritjes të BE, Rama theksoi se në samit u diskutua për një sërë çështjesh.

21 Nëntor 2025, 12:29 Nga E. D
"Sot kemi mbyllur një takim të frytshëm"/ Rama: Plani i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Plani i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurtë drejt tregut të përbashkët evropian. Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, pas mbajtjes së Samitit për Planin e Rritjes të BE, Rama theksoi se në samit u diskutua për një sërë çështjesh. Rama ndër të tjera theksoi se ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe të financohet nga BE.

“U mblodhëm për Samitin e Planit të Rritjes së BE, për Ballkanin Perëndimor. Një tryezë, për të bërë një bilanc, për të vlerësuar rezultatet e nismave të përbashkëta, angazhimet e reja, për të ndjekur kalendarin e detyrave që ka çdonjëri nga shtetet e BP, në raport me Planin e ri të Rritjes dhe për të diskutuar në fund, lidhur me gjithçka që secili ndjen të nevojshem të ndajë.

Sot, kemi mbyllur një takim të frytshëm, me hapa konkretë të mëtejshëm, që e afrojnë më tej rajonin me BE, duke konfirmua se Plani i ri i Rritjes, është urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian. Roaming, me marrëveshjen e re, do të përfshihet për qytetarët tanë, në regjimin e BE, hap i rëndësishëm, pas pagesave, duke kursyer dhjetëra miliona euro. Ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe të financohet nga BE. Identiteti digjital do të vlejë edhe për aktivitete të tjera. Folëm edhe për përafrimin në aspektin industrial dhe turizmin, si një komponent që duhet fuqizuar," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll