Politike

Veliaj në burg, mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E nxorët nga dera kryetarin dhe e futët nga dritarja

Mbledhja e sotme është e drejtuar nga nënkryetarja Anuela Ristani, ndërkohë që anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e Erion Veliajt në sallë.

21 Nëntor 2025, 11:43 Nga I.A
Veliaj në burg, mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E
Këshilli Bashkik

TIRANË- Mbledhja e Këshilli Bashkik në Tiranë ka nisur me debate, teksa sot pritet që të diskutohet projekt-buxheti i parashikuar për bashkinë për vitin 2026. Mbledhja e sotme është e drejtuar nga nënkryetarja Anuela Ristani, ndërkohë që anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e Erion Veliajt në sallë.

Anëtari i Këshillit Bashkiak Dorjan Teliti kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie.

“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Teliti.

Por kryetarja e Këshillit Bashkiak Megi Fino i ndërpreu fjalën dhe iu drejtua nënkryetares Anuela Ristanit të niste me rendin e ditës./Dosja.al

erion veliaj anuela ristani dorjan teliti

Sondazh

Poll