Politike

“Pse duhet pritur të vijë Oerdi?”/ Manja i kthehet keq deputetes së Fierit: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki! Kështu që mund të mësohesh...

Siç duket deputetes së re Zegjine Çaushit nuk i pëlqeu pritja për Bylykbashin dhe kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit. Manja iu kthye, duke i thënë zegjinesë, se grupi parlamentar ka hierarki dhe ajo duhet të mësohet me këtë lloj hierarkish.

21 Nëntor 2025, 11:07 Nga E. D
“Pse duhet pritur të vijë Oerdi?”/ Manja i kthehet keq
pamje nga komisioni

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur gjatë Komisionit të Ligjeve mes Ulsi Manja dhe Zegjine Çaushit. Përplasja erdhi pasi Manja shtyu mbledhjen me 20 minuta gjatë kohës që do të shqyrtohej drafti për disa ndryshime në ligjin për komisionin hetimor dhe duhej pritur Oerd Bylykbashi.

Siç duket deputetes së re Zegjine Çaushit nuk i pëlqeu pritja për Bylykbashin dhe kërkoi vijimin e mbledhjes, por u ndesh me reagimin e kreut të Komisionit. Manja iu kthye, duke i thënë zegjinesë, se grupi parlamentar ka hierarki dhe ajo duhet të mësohet me këtë lloj hierarkish.

Manja: Për projektligjin për komisionet hetimore do propozoj 20 minuta pushim, meqenëse nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykashi ka kërkuar që në shqyrtimin e tij të jetë prezent për të mbajtur një qëndrim në emër të grupit parlamentar të PD.

Zegjine Çaushi: Pse duhet pritur?

Manja: Zegjine, grupi parlamentar ka hierarki. Kështu që mund të mësohesh me këtë lloj hierarkie sepse është kërkesë që është dakordësuar që dje. Është një ligj që do të duhet të ketë edhe qëndrimin e tyre. Takohemi pas 20 minutash.

ulsi manja zegjine Çaushi

Sondazh

Poll