Politike

Berisha zbulon prapaskenat e takimit: Balluku kërkoi shtyrjen e vendimit me 72 orë, nuk iu pranua

Me anë të një postimi në Facebook, Sali Berisha thotë se në atë takim sipas veshëve të mureve ato kanë qenë tejet të ashpra, me kërcënime të ndërsjella, madje dhe më shumë.

21 Nëntor 2025, 10:52 Nga E.d
Berisha zbulon prapaskenat e takimit: Balluku kërkoi shtyrjen e vendimit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sipas tij, Belinda Balluk ka vendosur disa kushte në takimin 7 orësh me kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Sali Berisha thotë se në atë takim sipas veshëve të mureve ato kanë qenë tejet të ashpra, me kërcënime të ndërsjella, madje dhe më shumë. Sipas asaj që shkruan Sali Berisha, kushtet e Belinda Ballukut për kryeministrin Edi Rama ishin tre.

Postimi i Berishë: 

Cilat ishin çështjet e debatit 7-orësh me të thirrura Rama–Balluku
Miq, vështirë të zbërthehen bisedimet e djeshme 7-orëshe Rama–Lubia në zyrën e Ramës.
Por një gjë është e sigurt: sipas veshëve të mureve ato kanë qenë tejet të ashpra, me kërcënime të ndërsjella, madje dhe më shumë.

Ndër të tjera, në takim janë diskutuar:

1. Kërkesa e Ballukut për të shtyrë 72 orë zbatimin e vendimit, gjë të cilën Rama nuk e ka marrë përsipër dhe telefonatat e Uluziut kanë qenë pa fat.
2. Kërkesa e Lubisë që Këshilli i Ministrave dhe jo ajo personalisht t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së.
3. Ndalimi i korit të linçimit të Lubisë në mediat e kontrolluara nga Rama, me në krye Top Channel-in.

Të gjitha këto janë disa nga kushtet që Lubia të mos hapë zemrën para “SKAP-it të partisë” dhe të faktojë me dokumenta se tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës janë zbatim i përpiktë i urdhrit direkt të Edi Ramës.
Nuk dihet mirë roli i Uluziut, që u thirr dëshmitar i divorcit politik dhe kacafytjeve verbale 7-orëshe Rama–Balluku.

sali berisha

Sondazh

Poll