Politike

"Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere apo lëmoshë"/ Rama: Po tregon se është gati për BE, ne mund të jemi truproja e Evropës

Duke folur në Samitin e Planit të Rritjes në BE, kryeministri shtoi se BE për sigurinë e saj duhet të zgjedhë gjithmonë një ballkanas.

21 Nëntor 2025, 10:15 Nga E. D
"Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere apo
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere, por sipas tij me anëtarësimin në BE të vendeve të këtij rajoni, atëherë edhe Evropa do të jetë më e qetë. Duke folur në Samitin e Planit të Rritjes në BE, kryeministri shtoi se BE për sigurinë e saj duhet të zgjedhë gjithmonë një ballkanas.

“BP nuk po kërkon ndere, askush nuk po kërkon nder, apo thërret për tu shpëblyer  me ëmbëlsira, gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe mund e djersë. Falë zotit nuk duhet gjatë, ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë po po provojmë se jemi gati, po japim rezultate. Sa i takon pjesës së konvergjencës, Evropa bëhet më e fortë nëse BP është stanjacion, atëherë Evropa bëhet më e dobët.

Ta përmbyll duke iu thënë qytetarëve se nuk po ecim drejt Evropës me duart bosh, e aspak si ata që lypin lëmosha por me rezultate te arritura, reforma dhe detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në cdo hap. Do të vazhdojmë përpara derisa BP të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribues për ekonominë, të ardhmen dhe sigurisë së tij. Për sigurinë tuaj, zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Zgjidhni ballkananit, ne mund të jemi truprpojat e evropës dhe më pas do të ndihet më e qetë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll