Politike

Gazetarët e pyesin për Ballukun/ Rama: E keni bërë si ajo telenovela Vitrinat! A e do apo nuk e do, përgjigjen në konferencë shtypi

Me tone ironike, Rama u përgjigj, duke thënë se rasti është shndërruar në një telenovelë, ndërsa refuzoi të japë një përgjigje, përndryshe “nuk vazhdon telenovela”. Në fund, Kryeministri u tha gazetarëve se përgjigjen për Ballukun do e marrin në konferencë shtypi. 

21 Nëntor 2025, 09:43 Nga E. D
Gazetarët e pyesin për Ballukun/ Rama: E keni bërë si
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur vazhdimisht nga gazetarët në Pallatin e Brigadave në lidhje me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Ballukut. Me tone ironike, Rama u përgjigj, duke thënë se rasti është shndërruar në një telenovelë, ndërsa refuzoi të japë një përgjigje, përndryshe “nuk vazhdon telenovela”. Në fund, Kryeministri u tha gazetarëve se përgjigjen për Ballukun do e marrin në konferencë shtypi. 

“E keni bërë si ajo telenovela Vitrinat, 1000 episode. A e do apo nuk e do, të do apo nuk të do. Çfarë janë këto. O Zot. Po të ketë përgjigje nuk vazhdon telenovela, si do e bësh ti e do apo nuk e do? Përgjigjen në konferencë shtypi”, u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll