Sport

Pele në depresion! i biri tregon: Ka turp të dalë në rrugë, nuk e lë kurrë shtëpinë

10 Shkurt 2020, 18:53 Nga DOSJA
Pele në depresion! i biri tregon: Ka turp të dalë në

BRAZIL– Një nga futbollistët më të mëdhenj në histori, Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pele, tashmë është mbyllur në shtëpi me kuptimin e plotë të fjalës dhe po vuan një depresion të rëndë. Braziliani tani ka vështirësi të ecë dhe kjo e ka çuar në gjendje depresioni.

Edinjo, djali i tij, ka treguar për mediat braziliane se situata është shumë shqetësuese. “Ai ka turp, nuk do të dalë në rrugë, praktikisht nuk lë kurrë shtëpinë”, theksoi ai duke zbuluar se telashet fizike janë ato që e shqetësojnë më shumë.

“Ai ka vështirësi që të ecë, gjendje që e ka çuar deri në depresion. Ai ka qenë gjithmonë një figurë e madhe, ndërsa sot nuk mund të ecë siç duhet. Për çdo gjë tjetër është në rregull sa i përket problemeve që sjell mosha. Për momentin mund të ecë vetëm me ndihmën e patericave. Është përmirësuar pak në krahasim me daljet e fundit. Por nuk ka asnjë dëshirë të dalë nga shtëpia pikërisht nga kjo arsye”, tha ai, i shqetësuar se mos kjo gjendje psikologjike përkeqësonte edhe shumë situatën e tij shëndetësore.

(E.C/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edson arantes do nascimento pele pele ne depresion edson arantes do nascimento pele pele ne depresion

Sondazh

Poll