Sport

“Nuk ka faj Pogba që klubi është në rrëmujë, kjo nuk ishte kontrata që ai firmosi”

10 Shkurt 2020, 18:30 Nga DOSJA
“Nuk ka faj Pogba që klubi është në rrëmujë,

Alan Shearer është një legjendë e futbollit dhe sa herë kritikon një lojtar, mediat e marrin shumë seriozisht. I shënjestruari i tij i radhës është Paul Pogba, por jo për keq. Ai i ka dalë në mbrojtje mesfushorit francezit.

“Unë mendoj se Paul me siguri ndjehet i lehtësuar nga ajo që ka ndodhur me klubin. Është një rrëmujë e madhe nga të dyja palët. Kur ai u transferua te kjo skuadër, ishte menduar të ishte fillimi i një rindërtimi, por nuk ndodhi kështu”, ka analizuar Shearer.

“Drejtuesit e klubit nuk kanë përmbushur premtimet e dhëna, kështu që deri më sot kjo nuk është situata për të cilën Paul firmosi kontratën. Ai ka vuajtur nga dëmtimet dhe nuk e kemi parë asnjëherë në formën më të mirë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport pogba shearer united pogba shearer united

Sondazh

Poll