19 Nëntor 2025, 19:02
Nga M.L
Shalsi, Topalli
TIRANA- Në Kuvend po vijojnë diskutimet për projekt-buxhetin 2026, ku deputeti i PS, Eduard Shalsi, iu drejtua deputetes së PD, Jozefina Topalli, duke theksuar se nuk duhet të nxisë ndarjen veri-jug, pasi sipas tij kjo nuk i shërben asgjë popullit shqiptar. Shalsi i kujtoi Topallit mënyrën se si vepronin ministrat dhe drejtuesit e institucioneve gjatë kohës së saj në krye të Kuvendit dhe nënvizoi dallimin midis veprimeve të qeverisë aktuale dhe periudhës kur ajo drejtonte.
Nga ana e saj, Topalli iu përgjigj me ironi, duke kritikuar Shalsin për mungesë përvoje politike dhe inteligjencë, dhe duke sugjeruar që personat pa përvojë të mos përdorin foltoren për debate.
“E mbaj mend fort mirë kur zonja në fjalë drejtonte Kuvendin, sesi silleshin ministrat dhe drejtorët e institucioneve në Komisione, si të fortë… Kur ka qenë hera e fundit që ke qenë në Shkodër? Mos i fryni kësaj historisë së ndarjes veri-jug, sepse as u ka shërbyer dhe as do t’u shërbejë sepse shqiptarët janë të zgjuar. Na dëgjojnë çfarë themi dhe shohin se çfarë bëjmë. Për deputetët që kanë qenë këtu, dinë të bëjnë dallimin midis asaj që bënit ju në kohën tuaj dhe asaj që bëjmë tani. Buzëqeshja ju ndihmon të menaxhoni mungesën e argumenteve edhe me lezet… bëni mirë që nuk e merrni seriozisht”, tha Shalsi.
"Deputetin që sapo foli e njoh prej vitesh dhe e kujtoj vetëm për një fjali… “të paktën të vjedhim e lezet”. Në atë kohë nuk ia kam marrë për të madhe se kam thënë që nuk paska as eksperiencë politike. Paskam gabu, ai nuk ka as inteligjencën minimale. Dhe një sugjerim, e mira është që ata që janë pijshëm, mos i lini të shkojnë te ajo foltorja aty," tha Topalli./ Dosja.al
jozefina topalli eduard shalsi kuvend seance plenare
Politike
19 Nëntor 2025, 18:42
M.L
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti Erion Braçe prezantoi me kartëmonedha në duar rritjen e pensioneve për katër vitet e ar...
Politike
19 Nëntor 2025, 17:29
E. D
Klevis Balliu, Belinda Balluku
TIRANË- Deputeti demokrat, Klevis Balliu dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku u përplasën sërish n&...
Politike
19 Nëntor 2025, 18:02
E. D
foto ilustruese
“Degradim i skajshëm i jetës politike dhe institucionale në Kosovë” - kështu e përshkruan Albert ...
Politike
19 Nëntor 2025, 17:38
E. D
Alban Koçiu
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Alban Koçiu tha nga foltorja e Kuvendit se është fakt që S...
Politike
19 Nëntor 2025, 17:19
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja duke folur nga Kuvendi theksoi se projektbuxhetit për vitin 2026 &eum...
Politike
19 Nëntor 2025, 17:12
M.L
Tabaku, Malaj
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është përplasur sot me ministrin e Financave, Petrit Malaj gjat&eu...
Politike
19 Nëntor 2025, 16:31
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu...
Politike
19 Nëntor 2025, 16:09
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Lartë ka konfirmuar vendimin e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, duke refuzuar rekursin e paraqitur...
Politike
19 Nëntor 2025, 16:01
E. D
Lumir Abdixhi
KOSOVË- Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka krahasuar liderin e VV’së Albin Kurtin, me D...
Politike
19 Nëntor 2025, 15:52
M.L
Petrit Malaj
TIRANA- Ministrit i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në Kuvend se institucioneve publike do t’u vihen në dispozicion...