Politike

"Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve", Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët gjatë 4 viteve të ardhshme

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe paralajmëroi se sektori i industrisë dhe bujqësisë po përballet me rënie, duke theksuar nevojën për masa për të parandaluar rrezikun ekonomik.

19 Nëntor 2025, 18:42 Nga M.L
"Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve", Braçe shpjegon me
Erion Braçe

TIRANADeputeti Erion Braçe prezantoi me kartëmonedha në duar rritjen e pensioneve për katër vitet e ardhshme, duke shpjeguar se vitin e parë pensioni i plotë do të rritet me 1,800 lekë, vitin e dytë me 3,600 lekë, vitin e tretë me 5,400 lekë dhe vitin e katërt me 7,200 lekë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe paralajmëroi se sektori i industrisë dhe bujqësisë po përballet me rënie, duke theksuar nevojën për masa për të parandaluar rrezikun ekonomik.

“Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve të fundit të bëra në vend. Këtë herë ka kthjellësi për 4 vitet që vijnë. Për çdo pensionit është e qartë se çfarë të ndodhë. Me ne fund do flasë tut me kartmonedha mijë lekë. Vitin e parë pensioni i plotë i pleqërisë rritet me 1800 lekë. Vitin e dytë pensioni i plotë i pleqërisë do të rritet me 3600 lekë, vitin e tretë rritet me 5400 lekë, dhe vitin e katërt rritet me 7200 lekë dhe janë këto.

Prodhimi i përgjithshëm shkon në 27 miliard euro por i fiksuar shumë fort në ndërtim dhe në turizëm. Por aman dy sektorët e tjerë janë risku më i madh. Industria dhe bujqësia janë në rënie për tremujorë të tërë që janë me rënie. Duhet të fokusohemi atje që të bëjmë gjënë e duhur”, tha Braçe./ Dosja.al

erion braçe pensionet projektbuxheti 2026

Sondazh

Poll