Aktualitet

Përmbytet tregu industrial/ Tregtarët: Na dëmtohet malli, bashkia të ndërhyjë

Si pasojë, tregtarët janë detyruar të hapnin tregun me kova e lecka në duar, në përpjekje për të minimizuar dëmet dhe për të larguar ujin që kishte mbuluar ambientin. Ato kanë deklaruar se nuk kanë arritur dot të shpëtojnë mallrat, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre është lagur dhe rrezikon të dëmtohet.

19 Nëntor 2025, 12:27 Nga E. D
Përmbytet tregu industrial/ Tregtarët: Na dëmtohet malli, bashkia
pamje nga vendngjarja

POGRADEC- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në tregun industrial në Pogradec. Mësohet se uji ka depërtuar brenda godinës së tregut, duke dëmtuar të gjitha produktet e tregtarëve, të cilët prej vitesh përballen me të njëjtën situatë.

Si pasojë, tregtarët janë detyruar të hapnin tregun me kova e lecka në duar, në përpjekje për të minimizuar dëmet dhe për të larguar ujin që kishte mbuluar ambientin. Ato kanë deklaruar se nuk kanë arritur dot të shpëtojnë mallrat, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre është lagur dhe rrezikon të dëmtohet. Sipas tregtarëve, premtimet e bashkisë për ndërtimin e një tregu të ri kanë qenë të shumta, por asnjë iniciativë konkrete nuk është marrë deri më tani./Dosja.al

moti keq permbytje ne pogradec tregu industrial

Sondazh

Poll