19 Nëntor 2025, 13:07
Nga E.d
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar sot se buxheti, i cili po miratohet sot është në të vërtetë buxheti i "narkosit". Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka u shpreh se këto janë akte të rënda ekonomike mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë.
Noka tha se ky buxhet nuk është për qytetarët, pasi nuk prodhon të ardhura. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha se paketa fiskale, e cila u paraqit sot është fytyra e padrejtësisë së 13 viteve pushtet.
“Se çfarë buxheti po miratoni sot, nuk kishit nevojë që ta dëgjonit deri në fund; mjafton që ta dëgjonit përrallat e kryeministrit. Këto janë akte të rënda ekonomike mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë, të padrejtësisë sociale. Janë akte të kamufluara. Ky buxhet nuk është vetëm për ju, të dashur qytetarë, nuk prodhon të ardhura, por është për narkosin. Janë një plan financiar që ushqen pushtetin e inkriminuar, akte që shërbejnë për të përdorur shtetin si kasafortë të tyre dhe të taksave të shqiptarëve.
Nuk kemi një qeveri që mendon për qytetarët, për pensionistët, për agroturizmin, por një grusht pushtetarësh që mendojnë vetëm një gjë: si të mbajnë tepsinë plot me paratë e qytetarëve. Paketa fiskale që u paraqit sot është fytyra e padrejtësisë së 13 viteve pushtet. Është fytyra e korrupsionit. Ky është buxheti i vjedhjes, i drogës dhe i llokmave të babëzisë së pushtetarëve. Qeveria e narkos deri diku po ia paraqet si historike këtë buxhet qytetarëve. Me këtë buxhet merr “Noc rrokun”. Në narkoshtet shpërblehet hajduti dhe ndëshkohet i ndershmi. Fytyra e shëndetësisë, Onkologjiku”, tha ai./Dosja.al
flamur noka kuvend pd
Politike
19 Nëntor 2025, 12:56
E. D
Johann Wadephul
TIRANË- Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul gjatë vizitës në Tiranë, zhvilloi bisedime me zyrta...
Politike
19 Nëntor 2025, 12:47
E. D
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se Paqja Fiskale nuk iu jep imunitet atyre që janë në&...
Politike
19 Nëntor 2025, 12:45
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar sot se OLAF-i, i cili bën hetime për llogari të KE, për vitin 20...
Politike
19 Nëntor 2025, 12:40
E. D
Bardh Saphia
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Saphia ka prezantuar tabelën, që sipas tij tregonte se si parashikohet ...
Politike
19 Nëntor 2025, 12:20
I.A
Pamjet
TIRANË- Partia Demokratike ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme në Kuvend. Teksa fjalën e mori kryeministri...
Politike
19 Nëntor 2025, 12:10
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazmed Bardhi ka deklaruar sot se qeveria për pensionist&e...
Politike
19 Nëntor 2025, 11:59
I.A
Pamjet
TIRANË- Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka përditësuar të dhënat për situatën e krijuar në vend p...
Politike
19 Nëntor 2025, 11:53
E. D
Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi
TIRANË- Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedh...
Politike
19 Nëntor 2025, 11:48
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se shqiptarët presin rritje reale pensionesh dhe nuk presin...
Politike
19 Nëntor 2025, 11:38
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Kryeministri Edi Rama u paraqit në Kuvend si avokat...