Politike

Bardhi: 100 milionë euro jepen për pensionistët, ndërsa për tunelin e Llogarasë vidhen 50 milionë euro

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi tha se sot qeveria shqiptare është e vetmja në rajon dhe Rama është i vetmi kryeministri dhe në Evropë, që ka zëvendës një të pandehur për abuzime me miliona euro.

19 Nëntor 2025, 12:10 Nga E.d
Bardhi: 100 milionë euro jepen për pensionistët,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazmed Bardhi ka deklaruar sot se qeveria për pensionistët jep 100 milionë euro, ndërsa për tunelin e Llogarasë vidhen 50 milionë euro. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi tha se sot qeveria shqiptare është e vetmja në rajon dhe Rama është i vetmi kryeministri dhe në Evropë, që ka zëvendës një të pandehur për abuzime me miliona euro.

Bardhi tha se buxheti i vitit 2026 do të menaxhohet nga Balluku, e pandehur për abuzime me fonde publike dhe nga Rama, bashkëpunëtori i saj. 

"Japim për 670 mijë pensionistë, 100 milionë euro, ndërsa për tunelin e Llogarasë, vidhen të paktën 50 milionë euro vetëm në letër. Vetëm në koncesionin e triportit rë Vlorës, janë koncesion 60 milionë euro. Do të mjaftonin këto dy projekte që ta kishim dyfish rritjen e pensioneve. Ne përbuzim modelin tuaj, që në vend që t’i çoni paratë tek pensionistët, i çoni tek xhepat e ministrave të korruptuar. Nuk ka gjë më të etike që t’i kthesh shpinën, ti përbuzësh dhe të ftosh çdo shqiptar që këtë model duhet ta përbuzin. Nuk mund të ndodhë që 800 milionë euro në t’ia besojmë një njeriu që është provuar... Komisonerja tha dje që shyqyr zotit që u zbulua dhe duhet ndëshkuar. Sot qeveria është e vetmja në rajon dhe ky është i vetmi kryeministri dhe në Evropë që zëvendës një të pandehur për abuzim me miliona euro.

Sot me buxhetin e 2026, qeveria nisi të bëj atë që ditë të bëjë më mirë, t’ju ngopë me lugën bosh dhe me propagandë. Rritje, sukses, zhvillim. Sinqerisht për të qeshur e për të qarë. Këta mendojnë se disa prezantime me ngjyra, mund ti bëjnë shqiptarë të harrojnë realitetin. Kjo funksionon për patronazhistët por jo për njerëzit e ndershëm që paguajnë faturat dhe kostot e korrupsionit.

Ky buxhet në pjesën më të madhe do të menaxhohet nga Balluku, e pandehur për abuzime me fonde publike dhe nga Rama, bashkëpunëtori i saj. Këtij buxheti mund ti vendosim dhe një emër, nga dosja 5D kemi kaluar tek buxheti i qeverisë qendrore 2B. Veçanërisht Belinda ka net pa gjumë për shqetësimin që ka për qytetarët që janë pa bukë. Kur t’ju tregojë qeveria sa mirë po jetoni, tregojini dosjen e SPAK për tunelin e Llogarasë ku janë zhdukur të paktën 50 milionë euro”, tha Bardhi./Dosja.al

gazmed bardhi edi rama kuvend

Sondazh

Poll