Politike

"Shqiptarët presin rritje reale pensionesh"/ Bardhi: Vetëm në koncesionin e Triportit të Vlorës, i japin 60 mln euro një pensionisti

Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi theksoi se vetëm në koncesionin e Triportit të Vlorës, i japin 60 mln euro një pensionisti për këtë koncesion dhe shtoi se këto do mjaftonin që rritja për pensionet të ishte dyfish.

19 Nëntor 2025, 11:48 Nga E. D
"Shqiptarët presin rritje reale pensionesh"/
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se shqiptarët presin rritje reale pensionesh dhe nuk presin që pensionet të rriten pothuajse sa vlera e vjedhjes në Llogara. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi theksoi se vetëm në koncesionin e Triportit të Vlorës, i japin 60 mln euro një pensionisti për këtë koncesion dhe shtoi se këto do mjaftonin që rritja për pensionet të ishte dyfish.

Shqiptarët presin rritje reale pensionesh, të bësh avokatin e shqiptarëve presin ata, nuk presin që të rrisësh pensionet sa pothuajse vlera e vjedhjes në Llogara. Janë vjedhur me shkresë ato para. Vetëm në koncesionin e Triportit të Vlorës, i japin 60 mln euro një pensionisti për këtë koncesion. Ja këto do mjaftonin që ta kishim dyfish atë rritjen për pensionet dhe pensionistët. Për këtë jemi sot ne këtu, përbuzim modelin tuaj”, tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi seance plenare 19 nentor 2025

Sondazh

Poll