Politike

"Dënimet kolektive i kemi lënë pas"/ Bardhi: Rama u paraqit këtu si avokat i vjedhjes 

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Bardhi theksoi se Rama e nisi mbrojtjen se si nuk duhet të bëjnë prokurorinë ndaj zvkryeministres, Belinda Balluku.

19 Nëntor 2025, 11:38 Nga E. D
"Dënimet kolektive i kemi lënë pas"/ Bardhi: Rama
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Kryeministri Edi Rama u paraqit në Kuvend si avokat i vjedhjes. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Bardhi theksoi se Rama e nisi mbrojtjen se si nuk duhet të bëjnë prokurorinë ndaj zvkryeministres, Belinda Balluku.

“Zoti kryetar i Kuvendit, më lejoni që të sjell në vëmendje se dënimet kolektive i kemi lënë pas në kohën e paraardhësve tuaj. S’ka gjë më etike se ti kthesh kurrizin një njeriu të korruptuar, një njeri që u paraqit këtu jo si avokat i interesit publik, por avokat i vjedhjes së inceneratorëve, apo i kësaj afere të qeverisë.

Ai nisi mbrojtjen se si ne duhet të bëjmë prokurorinë ndaj Belinda Ballukut. Ne nuk e bëmë prokurorinë, por sollëm në vëmendje se çfarë ka thënë prokurori. Ne kemi cituar prokurorinë. Po ty çfarë të detyron që të vish në këtë faltore dhe të bësh avokatin e një të pandehure për vjedhje e fondeve publike, prej 50 mln euro. Shqiptarët presin rritje reale të pagave apo pensioneve,” tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi seance plenare 19 nentor 2025

Sondazh

Poll