Politike

"Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për reformat"/ Mesazhet e Wadephul nga Tirana: Gjermania mbështet fuqimisht Shqipërinë për në BE

Ai përsëriti se vendi duhet të zbatojë reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe shtoi se nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma.

19 Nëntor 2025, 12:56 Nga E. D
"Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për
Johann Wadephul

TIRANË- Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul gjatë vizitës në Tiranë, zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë të shtetit. Wadephul deklaroi se Berlini mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Ai përsëriti se vendi duhet të zbatojë reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së medias dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe shtoi se nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma.

“Është e qartë që: nuk mund të ketë rrugë të shkurtra për këto reforma. Por nëse Shqipëria e ndjek vazhdimisht këtë rrugë dhe intensifikon përpjekjet e saj, mundësitë për të arritur sukses së shpejti janë të mëdha. Reformat të mëtejshme duhet të miratohen dhe të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Johann Wadephul./Dosja.al

johann wadephul

Sondazh

Poll