Politike

Abuzimet me IPARD/ Rama: Shuma e keqadministruar nga vendet e tjera të BE-së është mbi 1 mld euro

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se shuma e keqadministruar nga vendet e tjera të BE-së është mbi 1 mld euro.

19 Nëntor 2025, 12:45 Nga E.d
Abuzimet me IPARD/ Rama: Shuma e keqadministruar nga vendet e tjera
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar sot se OLAF-i, i cili bën hetime për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë vetëm në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se shuma e keqadministruar nga vendet e tjera të BE-së është mbi 1 mld euro

"Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve, ndërkohë rrini fort ligjit andej. Ndërkohë natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë mbeten kashtë e k*qe siç më thanë se kishit mbetur para dy netësh.

E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë. Dua t’i them shqiptarëve se OLAF-i, i cili bën hetime për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë sic ka gjetur në Shqipëri vetëm në këto vende, Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë dhe Holandë. Ndërkohë që shumta e vendosur nga OLAF përpara vendeve të tjera të BE, që nga Italia, Greqia, Hungaria e Portugalia, Danimarka e Estonia, Polonia, Rumania është mbi 1 mld euro, që në konsideratë ne zyrës së hetimit të BE, janë të keqadministruara," tha Rama./Dosja.al

edi rama kuvend ipard

Sondazh

Poll