Politike

PD votoi për rritjen e çmimeve të urbanit në Kamzë/ Berisha: Po shqyrtohet si çështje dhe partia do dalë me vendim

Duke folur për gazetarët, Berisha theksoi se PD qëndron vetëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe ky është qëndrimi i prerë i opozitës.

18 Nëntor 2025, 13:24 Nga E. D
PD votoi për rritjen e çmimeve të urbanit në Kamzë/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Lideri i opozitës foli edhe për rritjen e çmimit të biletave të urbanit në Kamzë, ku tha se po shqyrtohet si çështje dhe partia do dalë me vendim. Duke folur për gazetarët, Berisha theksoi se PD qëndron vetëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe ky është qëndrimi i prerë i opozitës.

"E dëgjova këtë lajm dhe u kam kërkuar drejtuesve të partisë të shqyrtojnë me seriozitetin më të madh këtë çështje. Po shqyrtohet dhe pa diskutim që partia do dalë me vendimin e vet. Nuk e mohoj fare, është ashtu.
Por tani, para se të vij këtu, unë mora njoftimet e para se si po veprohet, po ne do qëndrojmë. Ne qëndrojmë vetëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe ky është qëndrimi i prerë i PD. Do shqyrtohet çdo vendim që është marrë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll