Politike

Skandali 97 milionë euro me tunelin e Llogarasë/ Berisha: U tha shqiptarëve se Edi Rama ka ngrënë dardha prapa shpinës...

Duke folur për gazetarët, kryedemokratik përmendi edhe zv.kryeministren Belinda Ballukun, ku tha se kjo e fundit ka shërbyer thjesht si mashë në shkelje të plotë të ligjeve të vendit.

18 Nëntor 2025, 13:11 Nga E. D
Skandali 97 milionë euro me tunelin e Llogarasë/ Berisha: U tha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për aferën e tunelit të Llogarasë tha se vetë Kryeministri Edi Rama ka grabitur 90 milionë euro, apo siç deklaroi mbrëm ish-zv.kryministri Arben Ahmetajt 97 milionë euro. Duke folur për gazetarët, kryedemokrati përmendi edhe zv.kryeministren Belinda Ballukun, ku tha se kjo e fundit ka shërbyer thjesht si mashë në shkelje të plotë të ligjeve të vendit.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë, dëshmitari dhe njeriu që denoncoi me forcën më të madhe tunelin e Llogarasë, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i pranishëm në takimin e Ankarasë të Edi Ramës dhe Lubisë, u tha shqiptarëve se jo Lubia, por është Rama që ka ngrënë dardha prapa shpinës së Lubisë. Po, po e dëgjuat vetë ju.
E vërteta është se Lubia ka shërbyer thjesht si mashë në shkelje të plotë të ligjeve të vendit.

Masha e Edi Ramës për të plaçkitur të paktën 90 milionë euro, apo sipas Arben Ahmetajt 97 milionë euro.
Pra, edhe njëherë për të kuptuar se pse Lubia nuk jep dorëheqjen, për të kuptuar se si ajo, se kështu është gen kriminal, u them unë ju, gjyshi i saj ka qenë serial killer dhe kjo e tmerron Edi Ramën. Ajo i është betuar që unë të marr me vete sepse nuk jam unë, por je ti që më ke urdhëruar mua të firmos çdo gjë me këtë kompani, që na urdhërove të anulojmë tenderin.

Ajo ka përdorur një terminologji frojdiane në komunikimin me të, por e vërteta është se ajo transkriptohet se dardhat pas shpinës së Belindës i ka ngrënë Rama. Kumbullat pas shpinës së Lubisë i ka ngrënë Rama.
Kështu që siç e shihni, ajo e shqiptarëve, e vjetra, e lashta, keni parë, nuk keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, janë bërë si Kostandini dhe Dhoqina," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll