Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në SHBA nga bashkatdhetari/ Rrëfehet kunati i viktimës: E thirri jashtë për të folur dhe e qëlloi me armë! Gjithçka u përshkallëzua pas...

Bëhet me dije se pronari i “Prime 7”, Frank Gjuraj, kunati i 44-vjeçarit, u shpreh se viktimën e thirri një burrë jashtë për të folur dhe e qëlloi me armë. Më pas, Franco u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve.

18 Nëntor 2025, 11:42 Nga E. D
Vrasja e shqiptarit në SHBA nga bashkatdhetari/ Rrëfehet kunati i
Françesk Shkambi

SHBA- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 44-vjeçarit Françesk Shkambi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës (16 Nëntor), jashtë restorantit Prime7, ku punonte si menaxher, në Commerce Township. Bëhet me dije se pronari i “Prime 7”, Frank Gjuraj, kunati i 44-vjeçarit, u shpreh se viktimën e thirri një burrë jashtë për të folur dhe e qëlloi me armë. Më pas, Franco u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve.

“Nuk mund ta besoj që ndodhi kjo. Pse? Si? Për çfarë?”, tha Gjuraj.

Kur e njoftuan për të shtënat me armë, ai mendoi se ishte një shaka. Sipas policisë, i dyshuari, 65-vjeçari Tonin Pjetri, u dorëzua rreth 20 minuta pas krimit. Detektivët gjetën gjithashtu pistoletën, e cila ishte raportuar e vjedhur.

“Ata e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore, gjithçka u përshkallëzua në një mosmarrëveshje dhe i dyshuari qëlloi viktimën”, tha sherifi Michael Bouchard./Dosja.al

françesk shkambi

Sondazh

Poll