Aktualitet

U ekzekutua nga bashkatdhetari në SHBA/ Zbulohet e shkuara e viktimës, 44-vjeçari i dënuar për kokainë! Nipi i tij: Me autorin ishin miq

Sipas WWJ, Shkambi rezulton i dënuar në vitin 2013 për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë, ndërsa u lirua në dhjetor 2024.

18 Nëntor 2025, 09:00 Nga E. D
U ekzekutua nga bashkatdhetari në SHBA/ Zbulohet e shkuara e viktimës,
Françesk Shkambi

SHBA- Detaje të reja janë zbuluar nga eksekutimi i Françesk Shkambit në SHBA. Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Tonin Pjetri. Ndërkohë, nipi i viktimës ka deklaruar për CBS Detroit se autori 65-vjeçar ishte mik i Françeskut.

“Ishte mik i tij. Ai ka ardhur këtu dhe ka ngrënë darkë me ne në të kaluarën. Gjatë ndeshjes së Lions, mora një telefonatë nga miqtë që më thanë se kishte pasur të shtëna në Prime 7 sepse unë punoja atje, dhe mamaja ime tha: ‘Është Franco, është Franco’, dhe pastaj nxituam për në spital të gjithë së bashku si familje”, tha Mark Gjura, nipi.

Sipas WWJ, Shkambi rezulton i dënuar në vitin 2013 për posedim dhe shpërndarje të kokainës, heroinës, marihuanës dhe ekstazisë, ndërsa u lirua në dhjetor 2024.

44-vjeçari është qëlluar për vdekje me armë zjarri në verandën e restorantit të tij në Detroit Lions. Siç raportohet, Francesk Shkambi u thirr nga autori për të dalë jashtë lokalit dhe në atë moment e qëlloi me armë. Më pas, Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku shqiptari u gjet i pajetë në verandë./Dosja.al

françesk shkambi

Sondazh

Poll