Aktualitet

Situatë katastrofike në Mat/ Banesa mbushet me ujë nga përmbytjet, evakuohet familja me shtatë anëtarë

Reshejt kanë shkaktuar probleme edhe në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, pasi në disa segmente janë shënuar rënie gurësh, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. 

18 Nëntor 2025, 10:23 Nga E. D
Situatë katastrofike në Mat/ Banesa mbushet me ujë nga
pamje nga vendngjarja

MAT- Situata në Bashkinë Mat, paraqitet katastrofike, si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit. Mësohet se në fshatin Rreth Baz një banesë është përmbytur ndërsa familja është evakuuar. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë  shkuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Reshejt kanë shkaktuar probleme edhe në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, pasi në disa segmente janë shënuar rënie gurësh, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë Dibër, ku disa njësi administrative janë pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji ka prekur njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe një pjesë të njësisë Arras–Fushë Çidhën./Dosja.al

përmbytje në mat

Sondazh

Poll